Site icon Lajmeria.info

Karnavali ‘Golden Eagle’ në Suharekë: Programi artistik për natën finale

Suhareka do të jetë sërish sonte në atmosferë festive, pasi Karnavali ‘Golden Eagle’ vjen me natën e dytë dhe përmbyllëse, duke sjellë një program të pasur artistik dhe argëtues.

Festivali do të mbahet në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, me fillim nga ora 20:00.

Pas një mbrëmjeje të parë që mblodhi qindra pjesëmarrës dhe u karakterizua nga atmosferë e zjarrtë, organizatorët presin një numër edhe më të madh vizitorësh në natën finale.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në skenë do të ngjiten disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, përfshirë Shkurte Fejzën, Besnik Qakën, DJ PM dhe Dagz, Kidën, Mozzikun dhe Alban Skënderajn.

Hyrja për të gjithë qytetarët është pa pagesë!

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version