Site icon Lajmeria.info

Kastrioti mposht Rahovecin në një ndeshje spektakolare: Detajet e fitores së madhe

Yassine Henahen shënoi dy herë në minutat vendimtare, fillimisht në të 59-tën për 23:22 dhe më pas në minutën e 60-të për 24:22, ndërsa në anën tjetër portieri Wadi Chebbi bëri pritje vendimtare.

Kastrioti e bëri hapin e madh drejt titullit të kampionit, duke e mposhtur Rahovecin me rezultat 25:23 të mërkurën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, para më shumë se 2000 shikuesve.

Me këtë fitore, Kastrioti kaloi në epërsi 2:1 në serinë finale të play-offit dhe tashmë i duhet edhe një fitore për ta fituar titullin.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Henahen ishte më efikasi te Kastrioti me plot 11 gola.

Në pjesën e dytë u zhvillua luftë e madhe.

Mali Luzha shënoi në minutën e 42-të për barazimin 18:18, ndërsa Rahoveci për herë të parë kaloi në epërsi pas golit të Egzon Gjukës për 19:18.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Finalja e plejofit po bëhet gjithnjë e më interesante dhe spektakli i radhës i hendbollit pritet të shtunën në Rahovec.

Exit mobile version