Site icon Lajmeria.info

KEK-i njofton për mbylljen e aksit rrugor Mirash-Bardhdhe për asfaltim

Screenshot

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se aksi rrugor Mirash-Bardhdhe do të mbyllet për qarkullim për disa ditë, për shkak të fillimit të fazës së asfaltimit.

Këtij lajmi i ka dhënë zyrtarisht njoftim në Facebook.

Gjatë kësaj periudhe, qarkullimi do të ndërpritet në të dy drejtimet, duke u inkurajuar përdorimi i rrugëve alternative për të shmangur vonesat.

KEK-i ka theksuar se aksi rrugor Mirash-Bardh është një investim strategjik i rëndësishëm për funksionalitetin e korporatës.

Përmes këtij projekti, KEK-i synon përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë së komunikacionit për komunitetin dhe qytetarët e zonës përreth.

Exit mobile version