Lajme
Kelmendi ngre shqetësim: Reagimi qytetar ndaj një shuplake më shumë se për shtrenjtimin e rrymës!

Gazetari Adriatik Kelmendi ka shprehur shqetësimin e tij për reagimet e tepruara të qytetarëve ndaj incidentit të ndodhur në “Big Brother VIP”, ku një banor u godit me shuplakë.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, Kelmendi theksoi se ka pasur më shumë reagime për këtë ngjarje televizive sesa për shtrenjtimin e rrymës, çështje kjo që prek direkt jetën e qytetarëve, transmeton klankosova.tv.
Ai e konsideron këtë një shenjë shqetësuese të humbjes së balancës mes racionalitetit dhe emocioneve në shoqërinë tonë.
”Më shumë reagime për një shuplakë në një format televiziv të gatuar për nxitjen e situatave ekstreme, sesa për shtrenjtimin e rrymës. Kemi problem me prioritetet dhe balancimin e racios dhe emocios.
Ai që paska marrë shuplakë në fund e fiton “spektaklin”, ne të tjerët fitojmë… Urime!”, shkruan Kelmendi.
Tutje thekson se shoqëria po shpërqendrohet nga tema të rëndësishme dhe po i jep prioritet spektaklit dhe trendeve mediatike të momentit.
-
Lajme1 month ago
Dalin rezultatet/ Kaq deputetë fituan VV, PDK, LDK dhe AAK
-
Lajme1 month ago
Sekretari i NATO-s thërret në telefon Vuçiqin, ja jep këtë paralajmërim
-
Lajme1 month ago
Lajm katastrofal për VV-në vjen nga QNR
-
Lajme2 months ago
Kandidatët e PDK-së që siguruan ulëset në Kuvend
-
Lajme2 months ago
Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende
-
Lajme2 months ago
Befason Drenasi – Ja lista e plotë me vota të kandidatëve