Studentët e Universitetit të Prishtinës kërkojnë që të mundësohet mbajtja e provimeve në afatet e parregullta të prillit dhe nëntorit, pasi nuk kanë kaluar ato të rregullta.
Florend Ramusa nga Parlamenti Studentor paralajmëron se nëse kërkesa nuk plotësohet, nuk përjashtohet mundësia e protestës dhe bojkotit.
Sipas tij, disa studentë janë përjashtuar padrejtësisht nga këto mundësi, duke përfshirë nxënësit e vitit të parë dhe të dytë. Nga ana e rektoratit nuk ka pasur përgjigje për këtë kërkesë.
Njohësi i arsimit, Nehat Mustafa, thotë se afatet shtesë nuk përmirësojnë cilësinë e mësimit, pasi studentët duhet të mësojnë dhe të testohen në afate të rregullta. Situata është e ngjashme me atë të nëntorit të kaluar, kur rektorati kishte lejuar mundësinë e ri-testimit në të dyja afatet.
