Meliza Haradinaj, këshilltarja e ish-presidentes Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për të gjitha partitë politike në Kosovë që të deklarojnë kandidatët e tyre për postin e presidentit para zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ajo theksoi se kjo është e rëndësishme për të shmangur pazaret pas zgjedhjeve dhe për të siguruar transparencë në procesin zgjedhor. “Jo pazareve pas zgjedhjeve, po transparencës para zgjedhjeve!
Prandaj të gjitha partitë duhet ta bëjnë publike listën e kandidatëve për President para zgjedhjeve”, deklaroi Haradinaj.
