Site icon Lajmeria.info

Kieran Trippier vendos të vazhdojë karrierën në Championship me Wolves

Kieran Trippier ka surprizuar botën e futbollit me vendimin e tij më të ri.

Mbrojtësi anglez ka vendosur të vazhdojë karrierën në Championship, duke nënshkruar zyrtarisht me Wolverhampton Wanderers. 35-vjeçari i është bashkuar Wolves si lojtar i lirë, pasi i dha fund aventurës katërvjeçare e gjysmë te Newcastle United.

Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin, i cili synon rikthimin e menjëhershëm në Ligën Premier.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Trajneri i Wolves, Rob Edwards, e vlerësoi lart afrimin e veteranit anglez, duke theksuar se përvoja, cilësia dhe lidershipi i tij do të jenë thelbësore në objektivin e klubit për t’u rikthyer në elitën e futbollit anglez.

Trippier largohet nga Newcastle pas 160 paraqitjeve me fanellën e ‘Magpies’, ku shënoi katër gola dhe u bë një nga figurat kryesore të rilindjes së klubit nën drejtimin e Eddie Howe.

Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Ligës në sezonin 2024/25, duke i dhënë fund pritjes së gjatë të klubit për një trofe madhor.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Karriera e tij ka qenë e mbushur me suksese.

Përveç eksperiencës në Ligën Premier, Trippier fitoi titullin kampion në Spanjë me Atletico Madridin në vitin 2021 dhe regjistroi 54 paraqitje me Kombëtaren e Anglisë, ku mbetet i paharrueshëm për golin spektakolar nga goditja e dënimit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018 ndaj Kroacisë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version