Site icon Lajmeria.info

Kim Turnbull, Modelja Dhe DJ-ja nga Londra, Në Sunny Hill Festival 2026

Kim Turnbull, modelja, DJ-ja dhe artistja kreative nga Londra, do të jetë pjesë e edicionit të vitit 2026 të Sunny Hill Festival, ku do të ngjitet në skenë në rolin e DJ-së.

Turnbull është bërë e njohur për publikun jo vetëm për karrierën e saj në modë dhe muzikë, por edhe për lidhjen e saj me Romeo Beckham, djalin e ish-futbollistit të famshëm David Beckham dhe Victoria Beckham.

E lindur dhe rritur në një familje artistësh, Kim ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë kreative.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ajo nisi rrugëtimin në modeling në vitin 2017 dhe ka bashkëpunuar me marka të njohura ndërkombëtare si Tommy Hilfiger, Marc Jacobs, Rimmel London dhe Fendi.

Gjatë pandemisë COVID-19, ajo iu përkushtua edhe muzikës, duke u shndërruar në DJ profesioniste dhe duke performuar në vende të ndryshme të botës me sete të përqendruara në hip-hop dhe muzikë elektronike.

Turnbull vjen nga një familje me traditë artistike.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Babai i saj është DJ-i i njohur Alex Turnbull, ndërsa gjyshi i saj ishte skulptori i famshëm britanik, William Turnbull.

Vëmendja e mediave ndaj saj është rritur edhe për shkak të lidhjes me Romeo Beckham, me të cilin u afrua në fund të vitit 2024. Çifti ka qenë shpesh në qendër të interesimit të publikut për shkak të famës së familjes Beckham.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version