Klina dhe Vitia i kanë dhënë mbështetje Fatmir Limajt dhe Koalicionit për Kosovën Fituese.
Postimi i Limajt për Klinën
Klina është e vendosur për ta rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit!
Pas disa javësh aktiviteti, qytetarët e Klinës dhe Kosovës kanë parë të gjitha subjektet politike, dhe dallimi ynë nga të tjerët është historia, krenaria dhe veprat. Është lista jonë e përbërë nga patriotë, intelektualë të rinj e të reja.
Klina duhet t’i thotë JO mashtrimit, JO atyre që duan ta përmbysin historinë, JO atyre që nuk kanë asgjë për të shfaqur për katër vite qeverisje.
Kosova ka nevojë për bashkim rreth njerëzve që e kaluara e tyre siguron të ardhmen.
Veteranët dhe invalidët kanë adresë, dhe ajo është në këtë koalicion, sepse për katër vite janë injoruar, nënçmuar dhe anashkaluar, prandaj, është koha për bashkim rreth koalicionit për Kosovën fituese, veçVEPRA 137☑️
Postimi i Limajt për Vitinë:
Vitia është rreshtuar për Kosovën fituese 137!
Nderimi i të kaluares dhe ndërtimi i të ardhmes bëhet vetëm përmes veprës, pa fjalë boshe, shpifje e urrejtje.
Në mënyrë të veçantë, qytetarët e Vitisë janë ofenduar dhe nënçmuar nga qeveria aktuale, dhe si askush tjetër, qytetarët e Vitisë e kanë kuptuar çfarë do të thotë të fitojë një parti, por të humbasë vendi. Prandaj, është koha t’i themi jo këtij modeli qeverisës.
Veprimtaria jonë tregon qartë se kudo dhe kurdo që jemi bërë bashkë, ka fituar Kosova. Vizioni ynë është për të fituar Kosovën, jo një parti
politike ose individë.
Le të bashkohemi të gjithë për të mirën e vendit, për çdo qytetar, për Kosovën fituese 137.