Site icon Lajmeria.info

Klubet e Premier Ligës dhe Monaco në garë për mesfushorin e Barcelonës Marc Casado

Sipas raportimeve në mediat spanjolle, tri klube janë futur në garë për mesfushorin 22-vjeçar të Barcelonës, Marc Casado.

Crystal Palace, Nottingham Forest dhe Monaco interesohen për Casadon përderisa Barcelona është e gatshme ta shesë lojtarin për të përmirësuar situatën financiare dhe për të krijuar hapësirë për transferime të reja.

Vlera e Casados thuhet se është nga 20 dhe 40 milionë euro ndërsa klubet angleze e shohin atë si një përforcim ideal për mesfushën, ndërsa Monaco po tenton të përfitojë nga lidhjet e agjentit Jorge Mendes.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version