Ekipi kombëtar i Argjentinës vazhdon formën e shkëlqyer, duke triumfuar 2:0 ndaj Hondurasit në një ndeshje miqësore në College Station të Teksasit, në përgatitjet për Kupën e Botës 2026.
Kapiteni Lionel Messi mungonte për shkak të një shqetësimi fizik, por skuadra e Lionel Scalonit ka dominuar gjithë takimin.
Golin e parë e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 37-të, ndërsa Giuliano Simeones siguroi fitoren 2:0 pas një pasimi të bukur nga Martinez.
Kjo ishte fitore e gjashtë radhazi për Argjentinën në ndeshjet përgatitore para Botërorit, duke pësuar vetëm një gol në këto gjashtë takime.
