Site icon Lajmeria.info

Kombëtarja e Kosovës në volejboll fiton ndaj Maqedonisë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Ekipi i volejbollit për femra të Kosovës ka siguruar një fitore tjetër në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultat 3:1 në sete.

Vajzat kosovare kanë luajtur shumë mirë dhe kanë triumfuar me rezultatet 30:28, 25:17, 19:25 dhe 25:16.

Kjo ishte fitore e dytë për Kosovën në këtë garë, pas fitores ndaj Algjerisë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Megjithatë, ekipi ynë ka pësuar edhe një humbje, kundër Greqisë.

Ndeshja e ardhshme dhe vendimtare për kalimin e grupit do të jetë kundër Turqisë, e cila do të zhvillohet nesër (e martë).

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version