Ekipi i volejbollit femëror i Kosovës ka siguruar një fitore të dytë radhazi në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Dardanet triumfuan ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 3-1 në sete, treguar një paraqitje shumë të mirë në fushë.
Kosova fitoi setin e parë me rezultat 30-28, e vazhdoi me një fitore bindëse 25-17 në setin e dytë.
Megjithatë, Maqedonia e Veriut mori setin e tretë me rezultat 25-19, por vajzat kosovare u rikthyen fuqishëm në setin e katërt, duke e fituar 25-16 dhe mbyllur ndeshjen 3-1.
