Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Shqipëria ka shënuar një hap të rëndësishëm për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Këtë deklaratë, ajo e ka dhënë pas takimit të 8-të ndërqeveritar për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen evropiane, duke vlerësuar lartë reformat e ndërmarra nga shteti shqiptar. “Pas Malit të Zi, Shqipëria është vendi i dytë që ka arritur të plotësojë piketat e ndërmjetme.
Puna juaj e 10 viteve ka rezultuar e suksesshme.”, ka thënë Kos.
Ajo ka veçuar procesin e vettingut dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, duke theksuar rolin e SPAK. “Hapa përparimi janë hedhur që shqiptarët të kenë një shtet të rregullt.
Kemi parë ngritjen e SPAK, që është institucioni flamurtar në Shqipëria, që mund të japë rezultate dhe mund të bëhet institucioni i besueshëm.
Fuqia e anëtarësimit të BE duhet të ndjehet nga qytetarët e BE-së.
Duke arritur këtë gur kilometrik, arritja e sotme çel një fazë të re për integrimin dhe bën të mundur që Shqipëria të ecë drejt rrugës për mbylljen e grupkapitujve.”, ka deklaruar ajo.
Kos ka shtuar se do të vazhdojnë ta mbështesin punën e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027.
