Site icon Lajmeria.info

Komuna e Lipjanit shpronëson objektet për projektin e ndërtimit të parkut qendror të qytetit

Komuna e Lipjanit ka bërë sqarime publike në lidhje me projektin e ndërtimit të parkingut nëntokësor, parkut qendror të qytetit dhe vazhdimin e ndërtimit të sheshit.

Ata kanë shpronësuar objektet sepse prona ku ndodhen ato është e Komunës së Lipjanit.

Inspektorati kishte urdhëruar rrëzimin e një objekti, por disa qytetarë kanë refuzuar ta lironin hapësirën.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Komuna thotë se projektet realizohen në pronat komunale dhe një pronë private të shpronësuar më parë.

Komuna e Lipjanit ka shpronësuar vetëm objektet, duke përfshirë objektin për të cilin u pengua rrënimi më datën 09.07.2026.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version