Site icon Lajmeria.info

Komuna e Obiliqit mohoi rolin në organizimin e Vidovdanit në Gazimestan

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka mohuar pretendimet e Forumit Kombëtar Serb nga Graçanica Momçillo Trajkoviq, i cili tha se Komuna e Obiliqit është pjesë e organizimit të shënimit të Vidovdanit në Gazimestan.

Thaçi theksoi se kjo çështje është pjesë e një tendence për të nxitur urrejtjen mes popujve.

Trajkoviq gjithashtu pretendoi se shqiptarët janë përfshirë në shënimin e Betejës së Kosovës, duke e cilësuar këtë si antikivilizuese dhe manipulatore.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Halil Thaçi gjithashtu shtoi se Komuna e Obiliqit nuk ka qenë organizatore e Vidovdanit dhe nuk ka asnjë rol në aktivitetet që zhvillohen në Gazimestan.

Momçillo Trajkoviq është anëtar i Kryesisë së Këshillit Kombëtar Serb në Kosovë dhe është një nga politikanët kryesorë serb në Kosovë.

Në anën tjetër, ushtria e Serbisë do të organizojë një stërvitje ushtarake në poligonin “Pasuljanske Livade” më 28 qershor të këtij viti, ditë kjo që përkon me ‘Betejën e Kosovës’.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përshkruar këtë stërvitje si më të rëndësishmet deri më tani për Serbinë.

Mentor Vrajolli, drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Siguri, ka vlerësuar se ushtrimi nuk paraqet domosdoshmërisht rrezik të drejtpërdrejtë për Kosovën, por simbolika e tij bart mesazhe politike në raport me Kosovën.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version