Bashkia e Prishtinës ka nisur rrënimin e një shtëpie në afërsi të Rrugës A, e cila ishte shembur si pasojë e punimeve në këtë segment.
Pronari i shtëpisë ka refuzuar ta lërë shtëpinë, ndërsa komuna e udhëhequr nga Përparim Rama vazhdon me planin e rrëzimit.
Sipas Ramës, shtëpia ishte ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale, ndërsa pronari kishte qenë i njoftuar paraprakisht për rrezikun e shembjes.
Ai gjithashtu theksoi se komuna paguan qiranë për familjen që ka lënë shtëpinë për shkak të punimeve në zgjerimin e Rrugës A.
