Site icon Lajmeria.info

Komuna e Prishtinës Njofton Mbylljen Përkohësisht të Segmentit të Rrugës ‘Fehmi Lladrovci’

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga 10 deri më 18 korrik 2026 do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës ‘Fehmi Lladrovci’, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit për shkak të punimeve infrastrukturore.

Trafiku do të ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm në terren, ndërsa këmbësorët do të mund të kalojnë andejpari.

Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i ftojmë të planifikojnë lëvizjet e tyre duke shfrytëzuar rrugë alternative.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version