Site icon Lajmeria.info

Koncerti i Filharmonisë së Kosovës: ‘Americana’ në Prishtinë

Filharmonia e Kosovës, sot në ora 20:30, do të prezantojë koncertin përmbyllës të sezonit artistik 2025/2026 në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Koncerti i titulluar ‘Americana’ do të kushtohet muzikës amerikane për të shënuar 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Programi sjell një udhëtim të pasur përmes tingujve, ritmeve dhe ngjyrave të traditës muzikore amerikane, duke performuar vepra nga kompozitorë të njohur si Leonard Bernstein dhe George Gershwin, nën udhëheqjen e Toshio Yanagisawa. ‘Americana’ pasqyron diversitetin kulturor dhe ndikimin e muzikës amerikane në skenën botërore.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version