Site icon Lajmeria.info

Koncerti i Labinot Rexhës në Drenas për Muajin e Mërgatës: Sfidat përballuar me guxim

Në kuadër të aktiviteteve festive për “Muajin e Mërgatës” në Drenas, mbrëmjen e djeshme është mbajtur një koncert i organizuar posaçërisht për nder të bashkatdhetarëve që po kalojnë pushimet në vendlindje.

Këngëtari i njohur Labinot Rexha ishte i ftuari kryesor për të performuar mbrëmë.

Mirëpo, nata nuk shkoi plotësisht sipas parashikimeve.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Për shkak të kushteve jo të favorshme atmosferike dhe erës së fortë që kaploi zonën, pjesëmarrja e qytetarëve në shesh ishte më e ulët se zakonisht, duke lënë hapësirën e koncertit thuajse bosh.

Përkundër sfidave me motin, Labi vendosi të mos e anulonte mbrëmjen.

Ai rishpërndau postimin e organizatorëve, ku citohej: “Pavarësisht kohës me shumë erë, Labinot Rexha e vazhdoi programin e tij artistik!

Advertisement. Scroll to continue reading.

Faleminderit Labi!”

Exit mobile version