Site icon Lajmeria.info

Konfirmohet prania e sëmundjes së deleve/dhive në fshatin Delloc të Suharekës

Në fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes infektive ‘lija e deleve/dhive (Sheep Pox/Goat Pox)’, një sëmundje që prek bagëtinë dhe konsiderohet e rrezikshme për sektorin blegtoral.

Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, menjëherë pas konfirmimit të rastit të parë, janë marrë masat e nevojshme për kontrollimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

Ndërkohë, sipas gazetarit korrespodent të ‘Ora Shtatë’, Nuhi Salihu, kjo sëmundje nuk bartet te njerëzit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kujtojmë se një fermer në Suharekë humbi 130 dele nga lija e dhenve.

Exit mobile version