Policia ka arrestuar disa shtetas në lidhje me një konflikt në fshatin Dedaj ku u përfshinë në një përplasje për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore.
Dyshohet se janë përdorur sende të forta dhe mjete prerëse gjatë konfliktit.
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet për ngjarjen vijojnë për dokumentimin e plotë të situatës.
