Site icon Lajmeria.info

Konflikt në Vlorë: Persona përplasen në bulevardin ‘Ismail Qemali’

Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në bulevardin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë.

Disa persona janë përfshirë në një përplasje, duke goditur njëri-tjetrin me grushte dhe duke sulmuar një makinë të parkuar me sende të forta.

Forcat e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Personat e përfshirë janë shoqëruar në polici për pyetje dhe sqarime të rrethanave.

Exit mobile version