Site icon Lajmeria.info

Konflikt në Vlorë: Shtetas goditet fizikisht, policia kap një të dyshuar

Sipas të dhënave të para, shtetasi I.

H., 34 vjeç, banues në të njëjtën lagje, në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë goditur fizikisht shtetasin M.

K., 50 vjeç.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Motivet e këtij konflikti mbeten ende të paqarta.

Si pasojë e goditjeve, i dëmtuari ka marrë plagë në pjesën e ballit dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për marrjen e ndihmës mjekësore. “Si pasojë e dhunës, shtetasi M.

K. ka marrë disa dëmtime në pjesën e ballit dhe po transportohet për në Spitalin Rajonal Vlorë,” njofton gazetarja e RTSH-24.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Reagimi i shërbimeve të policisë ka qenë i menjëhershëm, duke bërë të mundur kapjen e njërit prej të dyshuarve kryesorë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave. “Nga shërbimet e Policisë po shoqërohet në ambientet e Komisariatit shtetasi I.

H., ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje,” informon gazetarja.

Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për të mbledhur prova materiale dhe dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e motiveve të këtij incidenti.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version