Dy kongresistët amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, kanë zhvilluar një takim në Luginën e Preshevës me kryesinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Ata janë pritur nga Enkel Rexhepi, Shaip Kamberi dhe Ragmi Mustafa, për të diskutuar çështje të interesit të përbashkët.
Vizita është realizuar me iniciativën e organizatës “Albanians for American”, ndërsa për nesër është planifikuar që kongresistët të vijnë edhe në Kosovë.
