Dy kongresistë amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, kanë filluar takimin në Presidencën e Kosovës me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Pas saj, ata do të kenë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Delegacioni amerikan gjatë vizitës në rajon pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të institucioneve të sigurisë ndërkombëtare dhe vendore.
Po ashtu, janë paraparë takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.
Gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, kongresisti Keith Self ka folur për sfidat mes shqiptarëve dhe Serbisë, duke theksuar nevojën për njohje më të mirë të situatës në terren.
Ndërkaq, vizitën e tyre në Kosovë ata e kanë nisur me një takim edhe me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani dhe atë për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
