Kongresisti amerikan, Keith Self ka takuar kandidatin për kryeministër të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kandidaten e kësaj partie për president, Vjosa Osmanin, në fillim të vizitës së tij në Kosovë.
Përmes postimi në Facebook, Osmani dhe Abdixhiku treguan se në këtë takim e kanë falënderuar atë për qëndrimin e tij të qartë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. “Ishte kënaqësi t’i urojmë mirëseardhje në Republikën e Kosovës mikut të madh të popullit tonë, Kongresistit republikan Keith Self.
Në takimin tonë të përbashkët e falënderuam për qëndrimin e tij të qartë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, anëtarësimit tonë në NATO dhe fuqizimit të paqes e stabilitetit në rajonin tonë”. “Diskutuam për bashkëpunimin tonë të ngushtë me administratën Trump dhe mundësitë e jashtëzakonshme për thellimin e këtij partneriteti”, thuhet në postim.
