Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Konjufca: Kemi thënë ta bëjmë vetëm qeverinë – Nuk po duket e mundshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se gjithçka është gati për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së re, duke theksuar se, pas mbledhjes me përfaqësuesit e partive politike, janë caktuar ulëset e partive në Kuvend dhe nuk ka pasur ndryshime të mëdha krahasuar me legjislaturën e kaluar.

Ai ka shtuar se, pavarësisht se disa pozita mbeten të pandryshuara, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka vendosur të mbajë të njëjtën strukturë, me ulëset që ishin ndarë edhe në të kaluarën, ndërkohë që partitë e tjera si AAK-ja dhe ato të pakicave do të ulen në vendet e caktuara sipas rregullave të mëparshme.

Konjufca, pas përfundimit të mbledhjes, shprehu kënaqësinë që diskutimet për ndarjen e ulëseve kaluan pa probleme, duke theksuar se ka pasur një marrëveshje dhe se gjithçka është përshtatur me rregulloren e Kuvendit.

Ai gjithashtu bëri të ditur se, megjithatë, VV-ja ende nuk ka dorëzuar emrin e kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se kjo është një çështje e lidhur ngushtë me krijimin e një koalicioni të ri, pasi, siç u shpreh ai, formimi i Qeverisë është i pamundur pa themelimin e një koalicioni për të zgjedhur një qeveri të re.

“Vetëvendosja e ka pas pozicionin transparent gjatë zgjedhjeve… Ne kemi thënë se qëllimi ynë ka qenë me vazhdu një qeverisje siç e kemi, mundësisht pa partitë tjera opozitare e pastaj e merr rezultatin e zgjedhjeve edhe e sheh që nuk e ke mbërri atë qëllim. Kjo është demokracia. E ke pas një qëllim dhe nuk ke mbërritur atë. E pastaj e modifikon rrugës. S’është mëkat kjo demokraci. E vendos një qëllim për 500 mijë vota, nuk e kemi arritur. S’i kemi arritur qëllimet dhe tash jemi në skenarin B. Është rasti më normal i mundshëm”, ka thënë ai pas mbledhjes me subjektet politike.

“Prej fillimi kemi thënë qëllimi është ta bëjmë të vetëm qeverinë. A është e mundshme kjo? Mua nuk po më duket e mundshme”, ka shtuar tutje ai.

Konjufca për formimin e Qeverisë: Kryeministri e ka zgjedhur LDK-në të parën

Konjufca ka theksuar se për diskutim për formimin e qeverisë së re “kryeministri [në detyrë] e ka zgjedhur LDK-në të parën.

Konjufca ka theksuar se të gjitha pozitat, përfshirë kryekuvendarin, janë të lidhura me formimin e një koalicioni dhe qëllimi kryesor është përpjekja për të bashkëpunuar dhe për ta çuar Kosovën përpara, duke theksuar se “politika nuk është urrejtje as dashuri. Ne i përfaqësojmë vetëm interesat e Republikës”.

Ndërkaq, lidhur me letrën dërguar Lidhjes Demokratike të Kosovës për konsulta para konstituimit të Kuvendit dhe për procesin e formimit të qeverisë, Konjufca ka thënë se do të përdoret “gjuhë e bashkëpunimit dhe partneritetit”.

“Letra i është drejtuar vetëm LDK-së, kurse gjuhën që do ta përdorim do të jetë një gjuhë e bashkëpunimit e partneritetit. Mund ta merrni me mend tensionet dhe polarizimet e mëdha që ndodhin gjatë fushatës, por në fund të fundit të gjithë zgjohemi një mëngjes dhe e shohim se cili është rezultati i zgjedhjeve dhe e kuptojmë se politika nuk ndërtohet mbi urrejtjen e dashurinë”, ka deklaruar Konjufca.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile