Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do t’u drejtohet sërish partive opozitare në përpjekje për të zhbllokuar procesin e konstituimit të institucioneve.
Konjufca tha se dialogu politik duhet të vazhdojë dhe se partitë nuk duhet të heqin dorë nga përpjekjet për krijimin e institucioneve të reja. “Kurrë nuk duhet të lodhemi nga dialogu politik.
Duhet të vazhdojnë përpjekjet për konstituimin e institucioneve tona”, deklaroi Konjufca para mediave, njofton Klankosova.tv.
Ai bëri të ditur se Kurti do t’u drejtohet sërish PDK-së, LDK-së si dhe Aleancës. “Edhe PDK-së, edhe LDK-së, edhe Aleancës do t’u drejtohet Kurti”, tha Konjufca./Klankosova.tv
