Site icon Lajmeria.info

Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës me 108 anëtarë në mandat katërvjeçar

Sot u konstitua Këshilli Drejtues i Aleancës me 108 anëtarë në mandat katërvjeçar.

Kryetari i partisë, Ardian Gjini, falënderoi anëtarët për punën e tyre gjatë zgjedhjeve të 7 qershorit, ku partia shënoi rritje.

Ai uroi anëtarët për zgjedhjen dhe i falënderoi për angazhimin gjatë procesit zgjedhor.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kryetari theksoi nevojën për mobilizim dhe përkushtim të shtuar drejt zhvillimit dhe fuqizimit të Aleancës.

Në vazhdim të procesit të konsolidimit, Këshillit Drejtues do t’i propozohet për miratim edhe Kryesia e re e Aleancës, duke përmbyllur fazën e riorganizimit të strukturave drejtuese.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version