Site icon Lajmeria.info

Kosova e siguron kualifikimin në ‘play-off’ me fitoren historike kundër Gjibraltarit

Kosova e ka finalizuar me sukses fazën e grupeve në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës, duke siguruar kualifikimin në ‘play-off’ dhe avancimin në Ligën B për edicionin e ardhshëm. ‘Dardanet’ kanë shënuar një fitore historike në ndeshjen e fundit, duke e mposhtur Gjibraltarin në udhëtim me rezultat bindës 8-0.

Ndeshja u dominua plotësisht nga Kosova, e cila shënoi pesë herë vetëm në pjesën e parë.

Serinë e golave e hapi Donjeta Halilaj, e ndjekur nga kapitenia Erëleta Memeti, e cila realizoi dy herë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në listën e shënuesve u regjistruan gjithashtu Kaltrina Biqkaj, Lumbardha Misini, Modesta Uka, Blerta Smaili dhe Gentiana Fetaj, e cila vulosi rezultatin 8-0 në fund të takimit.

Ky ishte triumfi më i thellë i Kosovës në këtë kampanjë, duke përforcuar edhe më shumë pozitat e saj në grup.

Më herët, Kosova kishte mposhtur Gjibraltarin edhe në Prishtinë 6:0, si dhe kishte marrë dy fitore ndaj Bullgarisë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version