Site icon Lajmeria.info

Kosova në Krizë Institucionale: PDK Kërkon Rikthimin e Rendit Kushtetues

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti Uran Ismaili ka deklaruar se Kosova po kalon nëpër një situatë të rëndë institucionale, pasi Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar edhe një javë pas përfundimit të afatit kushtetues.

Në konferencë për media, Ismaili tha se Albin Kurti, përmes kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, po e mban të bllokuar Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe po ua pamundëson deputetëve ushtrimin e mandatit.

Ai bëri të ditur se Grupi Parlamentar i PDK-së i ka dërguar sërish kërkesë Avni Deharit që ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive për nesër, më 16 gusht, nga ora 11:00. “Ta rikthejmë rendin kushtetues në Kosovë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ta thërrasin seancën.

Ta propozojnë Kryetarin e Kuvendit dhe ta konstituojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nuk mund të bëhet asnjë hap përpara duke ecur jashtë Kushtetutës”, tha ai.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ismaili theksoi se Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht peng i kalkulimeve politike të Albin Kurtit. “Nuk do ta pranojmë.

Nuk do ta normalizojmë.

Dhe nuk do ta lejojmë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Prandaj, z.

Kurti: eja në Kuvend.

Thirre seancën.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Mos ik dhe mos u fshih pas Avni Deharit.

Konstituoje Kuvendin.

Respektoje Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh Ismaili.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nënkryetari i PDK-së tha se kërkesa e kësaj partie është që Kosova të funksionojë si shtet ligjor dhe jo si shtet që i nënshtrohet vullnetit të pushtetit.

Në fund, Ismaili tha se veprimet e PDK-së nuk lidhen me interesa partiake apo kërkesa për pushtet, por me mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të interesit të qytetarëve.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version