Kosova do të marrë pjesë me një delegacion prej 163 sportistësh në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ndërsa flamuri i vendit në ceremoninë hapëse do të bartet nga boksierja Donjeta Sadiku dhe taekwondisti Bleron Ademi.
Pjesëmarrja në këtë edicion merr rëndësi të veçantë për Kosovën edhe për një arsye tjetër.
Prishtina do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030.
Gjatë ceremonisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka shprehur mbështetjen përfaqësuesve të Kosovës.
Ai ka kujtuar rezultatet e sportistëve kosovarë në garat ndërkombëtare dhe ndikimin që kanë pasur ato në promovimin e vendit.
Për Kosovën, ky edicion do të jetë historik edhe për shkak të pjesëmarrjes në sportet ekipore.
Kryemjeshtri i xhudos, Driton Kuka, e di se ekipi i tij do të jetë në qendër të vëmendjes dhe se prej xhudistëve kosovarë priten rezultate të larta.
