Posta e Kosovës ka publikuar sot emisionin e ri të pullave me temën ‘Evropa’, të titulluar ’70-vjetori i pullës Evropa’.
Ky emision shënon një datë të rëndësishme në bashkëpunimin filatelik evropian, duke pasqyruar simbolin e unitetit, paqes dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të kontinentit.
Tema e vitit 2026 i kushtohet këtij jubileu, theksuar rrugëtimin 70-vjeçar dhe rolin e pullave EUROPA në afrimin e njerëzve dhe vendeve përmes komunikimit.
