Në prezantimin para Asamblesë, Gashani shfaqi punën e bërë deri më tani për organizimin e eventit sportiv ndërkombëtar.
Me statistika dhe të dhëna konkrete, ai paraqiti hapat e ndërmarrë nga Kosova për përgatitjet e Lojërave.
Raportimi i Kosovës ishte pjesë e agjendës së ICMG-së, ndërsa delegacioni i Serbisë u largua në shenjë proteste.
Pavarësisht incidentit, Kosova vazhdoi prezantimin për Prishtina 2030 me synimin për përgatitjet infrastrukturore dhe organizative për Lojërat Mesdhetare në 2030.
