Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që votuesve mbi 80 vjeç t’u mundësohet regjistrimi online për të votuar përmes ekipit mobil në ditën e zgjedhjeve në Kosovë.
Ky aktivitet është pjesë e regjistrimit të votuesve me nevoja të veçanta për të lehtësuar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.
KQZ ka hapur periudhën e regjistrimit dhe evidentimit të votuesve me nevoja të veçanta për zgjedhjet e 7 qershorit.
Platforma elektronike për regjistrim është funksionalizuar për të lehtësuar procesin.
Regjistrimi i votuesve në rrethana të veçanta është në vijim deri më 31 maj 2026.
