Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një shkrim në të cilin ka komentuar qeverisjen katër vjeçare të kryeministrit Albin Kurti.
Në shkrimin e tij, Krasniqi ka vlerësuar se gjatë qeverisjes së Kurtit, qytetarët janë futur në kredi.
Tutje, ai ka pasur tone goxha kritika në analizën e tij.
“Për katër vite të qeverisjes Kurti qytetarët janë rrasë në kredi në banka për katër miliardë më shumë se sa në vitin 2021. Nga diaspora në vitet 2021-2024 kanë ardhë më shumë se katër miliardë euro. Buxheti ka qenë rreth tetë miliardë. Krejt janë ba rrush e kumbulla, pa kurrfarë zhvillimi. Tash njerëzit po këqyrin veç kah me ikë. Qikjo quhet qeverisje katastrofale. Nëse do të vazhdonte kështu edhe katër vjet, do të falimentonin familjet, mërgimtarët dhe buxheti-shteti” – ka shkruar Krasniqi.
