Lajme
Krasniqi: Kurti dhe ministrat e tij s’kanë dhënë dorëheqje, po shkelin Kushtetutën

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, pasi partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – votuan kundër.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se raporti është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, pasi sipas tij, Albin Kurti dhe ministrat e tij ende nuk kanë dhënë dorëheqje nga pozitat ekzekutive, gjë që ua ndalon Kushtetuta për t’u bërë deputetë.
“Siç e ka qartësuar në takimin e komisionit, ne nuk mund ta votojmë një raport të tillë sepse është kundër kushtetues, aktualisht në të njëjtën kohë që nga kryeministri Kurti e gjitha ministrat që janë zgjedhur deputet po tentojnë të mbajnë edhe pozitë ekzekutive edhe legjislative që ua ndalon Kushtetuta e Kosovës. Pra Kushtetuta e thotë qartë që nuk mund të bëhesh deputet nëse je kryeministër, nëse je ministër nëse je në pozicion ekzekutiv, këta janë sepse nuk kanë dhënë dorëheqje, andaj kjo do të zgjidhej shumë lehtë nëse sot do të ofronin dorëheqjen e tyre në mënyrë që të marrin mandatin e deputetit. Në mungesë të një dorëheqjeve PDK-ja nuk mund ta votojë një raport që është në kundërshtim me Kushtetutën”, ka deklaruar ai.
Ai shtoi se situata do të ishte ndryshe nëse do të kishin dorëzuar dorëheqjet qysh edhe parashihet.
“Nëse do të ndodhte qysh herët pra dorëheqja nga pozicionet ekzekutive mund të ndryshonte situata. Situata nuk do të vinte deri këtu, nëse Kurti do ta respektonte Kushtetutën e vendit bashkë dhe ish-ministrat e tij, ne e dimë që nuk e kanë respektuar Kushtetutën në këto katër vjet”, ka deklaruar Krasniqi.
-
Lajme1 month ago
Dalin rezultatet/ Kaq deputetë fituan VV, PDK, LDK dhe AAK
-
Lajme1 month ago
Sekretari i NATO-s thërret në telefon Vuçiqin, ja jep këtë paralajmërim
-
Lajme1 month ago
Lajm katastrofal për VV-në vjen nga QNR
-
Lajme2 months ago
Kandidatët e PDK-së që siguruan ulëset në Kuvend
-
Lajme2 months ago
Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende
-
Lajme2 months ago
Befason Drenasi – Ja lista e plotë me vota të kandidatëve