Site icon Lajmeria

Krasniqi, Kurtit: E sigurt se nuk ka koalicion, mbasi e sigurt është që shkoni në opozitë

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se nuk do të ketë koalicion me asnjë parti pas zgjedhjeve të ardhshme, shkruan Gazeta Momenti.

Sipas Kurtit, koalicioni i tij i mundshëm është vetëm me qytetarët, dhe se partia e tij është sulmuar shumë, sidomos gjatë muajve të fundit.

Krasniqi, i njohur për analizat e tij politike, ka thënë se është “e sigurt” që nuk do të ketë koalicion, pasi është po ashtu “e sigurt” që pas zgjedhjeve partia e Kurtit do të kalojë në opozitë.

Postimi i tij:

“Kurti: S’ka koalicion me asnjë parti pas zgjedhjeve, na sulmuan shumë sidomos muajve të fundit” (Epoka e re, 5 janar 2025) Koment: e sigurt është se nuk ka koalicion, mbasi e sigurt është që shkoni në opozitë.

 

Exit mobile version