Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Krasniqi: Me Abdixhikun jemi takuar dy herë, presim të kemi edhe takime të tjera (VIDEO)

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se është takuar dy herë me homologun e tij nga LDK-ja, Lumir Abdixhikun.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se mund të ketë edhe takime tjera me të, në funksion të diskutimit për qeverinë e opozitës.

“Me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, jemi takuar dy herë. Jam takuar edhe unë edhe zotëri Hamza, si mandatar, dhe besoj se do të ketë edhe takime tjera. Ka pasur takim… nuk janë takime të fshehta, sepse ndonjëherë bëhen më dramatike se që janë. Unë zotëri Abdixhikun ka vite që e njoh. Në kohën sa kemi qenë në opozitë edhe jemi koordinuar për veprime. Na kanë ndihmuar shumë kryetarët e grupeve parlamentare, për çka ua kam dhënë kreditin. Kur ka performuar opozita mirë në Kuvend, më shumë kanë merita Abelard Tahiri, Arben Gashi e Besnik Tahiri sesa Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj”.

“E kam takuar zotëri Abdixhikun, e kam ftuar edhe pas zgjedhjeve, siç kam diskutuar edhe me të tjerët, dhe kemi pasur një takim shumë të mirë, por realisht qëndrimi i tij, i kuptueshëm, i thënë publikisht, ka qenë që po e presim certifikimin e rezultateve, por s’kemi mbërri të takohemi ende sepse certifikimi sapo ndodhi, ishte edhe festa e Bajramit. Tash që është përcaktuar seanca, unë besoj se do të kemi takime tjera. Iniciativa na takon neve, jemi parti më e madhe, na bie përgjegjësia. Ka ftesë (për takim tjetër me Abdixhikun). Por, mos e bëni dramatike. Presim të takohemi, por nëse ka diçka që na bashkon në këtë pjesë të qëndrimit, nuk dëshirojmë të ngarendim e të themi ‘e bonëm’. Jo zotëri Albin Kurti, të kanë votuar qytetarët më shumë se neve, Bujrum, bëje! Takimi i fundit me Abdixhikun mund t’i ketë dy javë”, deklaroi Memli Krasniqi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile