Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Krasniqi: Për presidentin mundet të ndodhë që të ketë koalicion LVV-LDK (VIDEO)

Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të ketë vetëm për zgjedhjen e presidentit të ri në vitin 2026.

Në emisionin DPT Fidani në Klan Kosova, ai është shprehur se më të vështirë e sheh realizimin e një koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së, sesa LVV -LDK.

“Për presidentin mundet të ndodhë që të ketë një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

“Më vështirë e shoh një koalicion PDK-LDK, se sa një koalicion LDK-LVV. Gjithmonë ka pasë një tendencë nga LDK-ja që të distancohet nga PDK-ja, sikur frikësohen se një bashkim me PDK-në do ta rrisë akoma më shumë LVV-në për shkak të krejt stigmatizimit që u është bërë koalicioneve në të kaluarën, të cilat kanë qenë nga subjektet politike opozitare që e ka iniciuar LVV dhe këta kanë rënë pre e një koalicioni të tillë”.

“Por partitë politike nuk duhet t’iu frikësohen dhe bashkëpunimit asnjëra me tjetrën për derisa ato bazohen mbi parime dhe kanë një rrugë të qartë për Kosovën dhe nuk i dëmtojnë interesat”, ka pohuar Krasniqi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Home
Video
Lajme
Sport
Profile
Subscribe for notification