Lajme
Krejt çka dihet për vrasjen e policit Muhamed Lika në Kaçanik

Mbrëmjen e 1 prillit, rreshteri Muhamed Lika u vra në hyrje të banesës së tij në Kaçanik.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik”, pati deklaruar Veseli.
Veseli ka thënë se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, derisa i dyshuari është ende në arrati, sakaq ekipet policore vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

I ndjeri ishte po ashtu ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

-
Lajme1 month ago
Dalin rezultatet/ Kaq deputetë fituan VV, PDK, LDK dhe AAK
-
Lajme1 month ago
Sekretari i NATO-s thërret në telefon Vuçiqin, ja jep këtë paralajmërim
-
Lajme1 month ago
Lajm katastrofal për VV-në vjen nga QNR
-
Lajme2 months ago
Kandidatët e PDK-së që siguruan ulëset në Kuvend
-
Lajme2 months ago
Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende
-
Lajme2 months ago
Befason Drenasi – Ja lista e plotë me vota të kandidatëve