Gjatë një vizite në Dover, Burnham deklaroi para gazetarëve se nuk beson që Infantino mund ta çojë futbollin përpara në skenën ndërkombëtare. ‘Unë nuk besoj se ai është njeriu i duhur për të udhëhequr futbollin në arenën botërore.
Plani që u propozua ishte fyes për shumë njerëz të futbollit në mbarë botën dhe nuk mund të bëjmë sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Ai ishte i papranueshëm’, tha Burnham.
Edhe më herët, ai kishte kritikuar ashpër planet për shitjen e pjesëve të interesit në Kupën e Botës, duke i cilësuar ato si ‘skandaloze’ dhe ‘të papranueshme’.
Ndërkohë, Federata Angleze e Futbollit (FA) ka kërkuar një ‘rishikim të plotë dhe të pavarur të udhëheqjes dhe qeverisjes së FIFA-s’.
Sipas raportimeve, FA është duke përgatitur një letër për të tërhequr mbështetjen e saj për rizgjedhjen e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s.
