Site icon Lajmeria.info

Kriza në Real Madrid: Tensionet mes Mbappes dhe Vinicius Junior rriten

Sipas një raporti të publikuar nga El Chiringuito TV, lidhja mes sulmuesve të Real Madridit, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior, thuhet se është pothuajse inekzistente, duke shtuar tensionet në një zhveshtore që po përballet me krizë të brendshme.

Mbappe beson se Vinicius ishte një nga arsyet kryesore për largimin e trajnerit Xabi Alonso, ndërsa nuk ka raport të mirë me trajnerin aktual, Alvaro Arbeloa.

Rrethi i afërt i Mbappes beson se Vinicius po përpiqet ta paraqesë francezin si ‘fajtorin’ kryesor të krizës së fundit në Real Madrid, duke krijuar ndasi edhe më të mëdha në dhomat e zhveshjes.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Tensionet personale mund të jenë duke ndikuar drejtpërdrejt në paraqitjet në fushë, duke sjellë sfida për harmoninë brenda klubit madrilen.

Exit mobile version