Site icon Lajmeria.info

Kroacia ofron rritje të numrit të ushtarëve në misionin KFOR në Kosovë

Derisa burime diplomatike të huaja flasin jozyrtarisht se disa aleatë evropianë tashmë kanë nisur të komunikojnë se si mund të kontribuojnë në mbushjen e boshllëkut që do të krijohej pas tërheqjes së pjesshme amerikane nga Evropa, ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, në një deklaratë për gazetarët të enjten në Bruksel la të kuptohet se Kroacia po ofron rritjen e numrit të ushtarëve të saj në misionin e NATO-s, KFOR, në Kosovë.

Gjenerali amerikan Alexus G.

Grynkewich, komandanti i NATO-s për Evropën (SACEUR), një javë më parë zbuloi se po planifikohet zvogëlimi i numrit të trupave në KFOR, raporton media kroate “Vecernji List”.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, të mërkurën sqaroi se numri i ushtarëve në Kosovë do të reduktohet në nivelin që ishte para vitit 2023, në rreth 3.000 deri në 3.500 pjesëtarë.

Kroacia është e gatshme të rrisë numrin e ushtarëve të saj në KFOR.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ua ritheksoi dje homologëve të tij në NATO se prania amerikane në Evropë po zvogëlohet dhe se pritet përfshirja e aleatëve evropianë në pjesën e tyre në këtë kontekst.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Hegseth theksoi se disa aleatë “do të dështojnë” në këtë test të ri amerikan, ndërsa të tjerë do ta “kalojnë me sukses të shkëlqyer”.

Ministri Anushiq tha se Kroacia është në përqendrim te KFOR-i.

Kroacia aktualisht ka 152 ushtarë në KFOR dhe mund të rrisë numrin e tyre në 200 sipas vendimit të Parlamentit për vitin 2026.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Për vitin 2027 do të përgatitet një vendim i ri i Parlamentit për pjesëmarrjen në misionin në Kosovë.

Exit mobile version