Site icon Lajmeria.info

Kryeministri Kurti uron për festën e Kurban Bajramit te Bashkësia Islame e Kosovës

Në diten e festës së Kurban Bajramit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës.

Ai ka uruar myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët myslimanë, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë.

Kurti theksoi: “Vizitën e parë për festën e Kurban Bajramit, si për çdo vit, këtë vit vijmë te Bashkësia Islame e Kosovës, për t’ia uruar Myftiut, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij, këtë festë të sakrificës, e cila na e përkujton e vazhdimisht na mëson që edhe sakrifica është festë, sepse ne i gëzojmë të mirat dhe frytet e atyre të cilët kanë sakrifikuar para nesh dhe kanë mundësuar që ne të kemi liri e prosperitet, para së gjithash dëshmorët e kombit, ku ne asnjëherë nuk e harrojmë që aty janë edhe 37 imam hoxhallarë nga lufta”.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version