Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ka vizituar dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor.
Ai është pritur nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula.
Qalaj ka parë nga afër punën e kësaj dhome, e cila është e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.
Ai ka falënderuar dhe inkurajuar koordinatoren Pula dhe stafin për punën e tyre në sigurimin e integritetit të zgjedhjeve.
Në dhomën operative për monitorimin e zgjedhjeve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, po qëndron edhe një zyrtar nga Misioni për Sundim të Ligjit në Kosovë EULEX, i cili monitoron rastet penale që mund të ndodhin gjatë ditës dhe që janë lidhur me zgjedhjet.
