Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë deklaratën e tij pas mbylljes së vendvotimeve në gjithë territorin e Kosovës.
Ai tha se procesi zgjedhor ka shkuar në rregull dhe në mënyrë të rregullt, pa incidente që mund të cenonin integritetin e procesit.
Nga të dhënat e prej 98 për qind të vendvotimeve, rezulton se numri i qytetarëve që kanë votuar është 712,148 votues, ose 36.33%.
Ai bëri thirrje për komisionerët të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi të plotë, ndërsa afati për paraqitjen e ankesave në PZAP ka filluar nga ora 19:00 lidhur me votimin e sotëm.
