Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka nderuar Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke e vlerësuar rrugën historike nga lufta për liri deri te themelimi i shtetit sovran. ‘Nga frontet e luftës për lirinë deri te themelet e shtetit sovran, 12 qershori na kujton rrugën tonë të krenarisë,’ ka deklaruar Gjini në një postim në Facebook.
Ai ka theksuar se Kosova sot duhet të qëndrojë e fortë, e bashkuar dhe e rreshtuar krah aleatëve që mbështetën lirinë e vendit. ‘Kosova sot duhet të qëndrojë e fortë, e bashkuar dhe e rreshtuar krah aleatëve të lirisë sonë,’ ka shtuar ai.
