Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, është shoqëruar në Polici, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani gjithashtu ka bërë të ditur se edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal është shoqëruar në polici në lidhje me hetime për dyshime për vandalizëm.
